Kompjuteri parashikon kualifikimin e Realit

Një program kompjuterik me emrin “AccuScore” parashikon se Real Madrid do të jetë skuadra që do të kualifikohet në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, ndonëse përballë ka skuadrën që kryeson kampionatin anglez, Manchester United. Ky program ka bërë përllogaritjet e tij për katër ndeshjet e kësaj jave, duke llogaritur statistikat e 10 mijë ndeshjeve vajtje-ardhje, ndërsa parashikon se kualifikimi më i sigurt është ai i Juventusit me 72.44% mundësi. Pas Juventusit, PSG mendohet se është skuadra e dytë me një strukturë superiore ndaj Valencias. Forca e francezëve vjen nga fakti se Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar 21 gola në 21 ndeshjet e fundit dhe kjo i bën ato favoritë të padiskutueshëm. Më pas, në vendin e tretë nga përqindja e mundësive për kualifikim renditet Real Madrid. Sipas kompjuterit, forma e Cristiano Ronaldo do të jetë vendimtare për të vendosur përballjen kundër ish-skuadrës së tij, Manchester United. Ndonëse edhe në radhët e skuadrës angleze, Robin Van Persi po shkëlqen, programi kompjuterik parashikon se dyshja Cristiano Ronaldo-Benzema do të tregohet më vendimtare me lojën e saj dhe do të sigurojë një avantazh që mjafton për të kaluar në turin tjetër. Ndeshja më e ekuilibruar është ajo mes Borusia Dortmund dhe Shakhtar Donetsk, pasi ekipi ukrainas, me një bazë lojtarësh brazilianë, po mendon vetëm për Ligën e Kampioneve pasi ka krijuar një diferencë të thellë prej 13 pikësh në kreun e renditjes së kampionatit dhe ka përqendruar të gjitha forcat në Kupat e Evropës. Përqindjet e çdo skuadre për të kaluar turin: Real Madrid 64.01% Mançester Junajtid 35.99% Sëlltik Glasgou 27.56% Juventus 72.44% Shakhtar Donetsk 37.95% Borusia Dortmund 62.05% Valencia 30.80% Paris Sent Zhërmen 69.10%

Kamarierja e Mourinhos me bluzën e Messit (Video)

Një telekamerë "spiune" e vendosur në shtëpinë e trajnerit të Real Madrid Jose Mourinho. Tekniku portugez ndiqet teksa flet në telefon dhe ha mëngjesin e tij. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Gjithçka nis kur në skenë del kamarierja e "Special One". E punësuara e portugezit mban të veshur fanellën e yllit argjentinas të Barcelonës Lionel Messi teksa i shërben padronit të saj. E gjithë videoja nuk është reale por thjesht një spot publicitar i kompanisë "Ikea" për të reklamuar produktet e saj në Spanjë dhe ku është përdorur një sozi e Jose Mourinhos.

Makineria që i shtron rrugët si të ishin një tapet (Video)

Të ndërtosh rrugët është një gjë e vështirë. Por një shpikës holandez tani ka gjetur një mënyrë për të shtruar rrugët njësoj sikur po shtroni një tapet. Makineria quhet Tiger- Stone dhe i vendos tullat në formacionin e duhur në tokë. Gjithçka duhet të bëjë punëtori në makineri është që të vendosë tullat në formën e duhur. Makineria shtro deri në 400 metër katror rrugë të re në ditë, ndërkohë që në mënyrë konvencionale, mund të shtrohen deri në 75- 100 metër katror.

Kamera fikson momentin kur helikopteri përplaset (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një helikopter përplaset në shkretëtirë duke filmuar versionin koreano-jugor të emisionit Top Gear. Pamjet e pabesueshme janë fiksuar ndërsa po regjistrohej një garë mes një Corvette ZR1 dhe një helikopteri AH1 Cobra. Pasi gara mbaron, piloti humbet kontrollin dhe e përplas helikopterin. Pamjet janë filmuar në Arizona. Për fat, askush nuk është plagosur seriozisht nga aksidenti.

Mashtrimi i madh i njeriut të parë në hënë

Del në dritë e vërteta rreth thënies së madhe të Neil Armstong kur ai shkeli për herë të parë në Hënë. Të vërtetën për thënien e madhe të Neil Armstrong kur shkeli për herë të parë në Hënë, e zbuloi një vit pas vdekjes së tij, i vëllai i astronautit të madh, i cili u shënua në histori si njeriu i parë që shkeli në Hënë. “Para se të shkonte në Cape Canaveral që të nisej për në hapësirë, më thirri të kalojmë pak kohë së bashku. Në një moment më thotë: “Kur fëmijët të shkojnë për të fjetur, eja poshtë për të luajtur Risk”. Teksa ne ishim duke luajtur, ai nxori nga xhepi i tij një letër, ma dha me një ton “konspirativ” dhe më tha që ta lexoja. Në atë letër ishte shkruar thënia e madhe: “Një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”./Indeksonline/

Forja me e re e Stupcave(Video)


Kjo vogëlushe 3 vjeç është më e zgjuar se Ajnshtajni

Tani është zyrtare: Elis Amos, 3 vjeç, nga Guildford në Angli, është një gjeni. Gjatë një testi për koeficientin e inteligjencës, ajo mori 162 pikë- dhe kështu i bie që ajo është më e zgjuar se Albert Ajnshtajn. Elis kështu llogaritet ndër kokat më të zgjuara në histori. Madje edhe Stefën Hoking dhe Albert Ajnshtajn e kanë IQ-në 160 pikë. Falë kësaj zgjuarsie, kjo vajzë tani është pjesë e MENSA, rrjetit ndërkombëtar të njerëzve më të zgjuar. Prindërit e saj, që kanë ardhur nga Rusia në Angli, thonë se ishin të shqetësuar sepse ajo fillimisht nuk fliste. Kështu ndodhi deri kur u bë dy vjet e gjysëm. Më pas kur shpërtheu, nuk mbahej. Vajza di të lexojë dhe të kryejë veprime matematikore.