Kompjuteri parashikon kualifikimin e Realit

Një program kompjuterik me emrin “AccuScore” parashikon se Real Madrid do të jetë skuadra që do të kualifikohet në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, ndonëse përballë ka skuadrën që kryeson kampionatin anglez, Manchester United. Ky program ka bërë përllogaritjet e tij për katër ndeshjet e kësaj jave, duke llogaritur statistikat e 10 mijë ndeshjeve vajtje-ardhje, ndërsa parashikon se kualifikimi më i sigurt është ai i Juventusit me 72.44% mundësi. Pas Juventusit, PSG mendohet se është skuadra e dytë me një strukturë superiore ndaj Valencias. Forca e francezëve vjen nga fakti se Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar 21 gola në 21 ndeshjet e fundit dhe kjo i bën ato favoritë të padiskutueshëm. Më pas, në vendin e tretë nga përqindja e mundësive për kualifikim renditet Real Madrid. Sipas kompjuterit, forma e Cristiano Ronaldo do të jetë vendimtare për të vendosur përballjen kundër ish-skuadrës së tij, Manchester United. Ndonëse edhe në radhët e skuadrës angleze, Robin Van Persi po shkëlqen, programi kompjuterik parashikon se dyshja Cristiano Ronaldo-Benzema do të tregohet më vendimtare me lojën e saj dhe do të sigurojë një avantazh që mjafton për të kaluar në turin tjetër. Ndeshja më e ekuilibruar është ajo mes Borusia Dortmund dhe Shakhtar Donetsk, pasi ekipi ukrainas, me një bazë lojtarësh brazilianë, po mendon vetëm për Ligën e Kampioneve pasi ka krijuar një diferencë të thellë prej 13 pikësh në kreun e renditjes së kampionatit dhe ka përqendruar të gjitha forcat në Kupat e Evropës. Përqindjet e çdo skuadre për të kaluar turin: Real Madrid 64.01% Mançester Junajtid 35.99% Sëlltik Glasgou 27.56% Juventus 72.44% Shakhtar Donetsk 37.95% Borusia Dortmund 62.05% Valencia 30.80% Paris Sent Zhërmen 69.10%

Kamarierja e Mourinhos me bluzën e Messit (Video)

Një telekamerë "spiune" e vendosur në shtëpinë e trajnerit të Real Madrid Jose Mourinho. Tekniku portugez ndiqet teksa flet në telefon dhe ha mëngjesin e tij. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Gjithçka nis kur në skenë del kamarierja e "Special One". E punësuara e portugezit mban të veshur fanellën e yllit argjentinas të Barcelonës Lionel Messi teksa i shërben padronit të saj. E gjithë videoja nuk është reale por thjesht një spot publicitar i kompanisë "Ikea" për të reklamuar produktet e saj në Spanjë dhe ku është përdorur një sozi e Jose Mourinhos.

Makineria që i shtron rrugët si të ishin një tapet (Video)

Të ndërtosh rrugët është një gjë e vështirë. Por një shpikës holandez tani ka gjetur një mënyrë për të shtruar rrugët njësoj sikur po shtroni një tapet. Makineria quhet Tiger- Stone dhe i vendos tullat në formacionin e duhur në tokë. Gjithçka duhet të bëjë punëtori në makineri është që të vendosë tullat në formën e duhur. Makineria shtro deri në 400 metër katror rrugë të re në ditë, ndërkohë që në mënyrë konvencionale, mund të shtrohen deri në 75- 100 metër katror.

Kamera fikson momentin kur helikopteri përplaset (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një helikopter përplaset në shkretëtirë duke filmuar versionin koreano-jugor të emisionit Top Gear. Pamjet e pabesueshme janë fiksuar ndërsa po regjistrohej një garë mes një Corvette ZR1 dhe një helikopteri AH1 Cobra. Pasi gara mbaron, piloti humbet kontrollin dhe e përplas helikopterin. Pamjet janë filmuar në Arizona. Për fat, askush nuk është plagosur seriozisht nga aksidenti.

Mashtrimi i madh i njeriut të parë në hënë

Del në dritë e vërteta rreth thënies së madhe të Neil Armstong kur ai shkeli për herë të parë në Hënë. Të vërtetën për thënien e madhe të Neil Armstrong kur shkeli për herë të parë në Hënë, e zbuloi një vit pas vdekjes së tij, i vëllai i astronautit të madh, i cili u shënua në histori si njeriu i parë që shkeli në Hënë. “Para se të shkonte në Cape Canaveral që të nisej për në hapësirë, më thirri të kalojmë pak kohë së bashku. Në një moment më thotë: “Kur fëmijët të shkojnë për të fjetur, eja poshtë për të luajtur Risk”. Teksa ne ishim duke luajtur, ai nxori nga xhepi i tij një letër, ma dha me një ton “konspirativ” dhe më tha që ta lexoja. Në atë letër ishte shkruar thënia e madhe: “Një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”./Indeksonline/

Forja me e re e Stupcave(Video)


Kjo vogëlushe 3 vjeç është më e zgjuar se Ajnshtajni

Tani është zyrtare: Elis Amos, 3 vjeç, nga Guildford në Angli, është një gjeni. Gjatë një testi për koeficientin e inteligjencës, ajo mori 162 pikë- dhe kështu i bie që ajo është më e zgjuar se Albert Ajnshtajn. Elis kështu llogaritet ndër kokat më të zgjuara në histori. Madje edhe Stefën Hoking dhe Albert Ajnshtajn e kanë IQ-në 160 pikë. Falë kësaj zgjuarsie, kjo vajzë tani është pjesë e MENSA, rrjetit ndërkombëtar të njerëzve më të zgjuar. Prindërit e saj, që kanë ardhur nga Rusia në Angli, thonë se ishin të shqetësuar sepse ajo fillimisht nuk fliste. Kështu ndodhi deri kur u bë dy vjet e gjysëm. Më pas kur shpërtheu, nuk mbahej. Vajza di të lexojë dhe të kryejë veprime matematikore.

15 kuriozitete mbi Facebook

Facebook! Ja ku keni disa fakte interesante që ndoshta nuk i dini.
1. Kur u hap në 2004 kjo faqe, i pari që financoi projektin ishte Peter Thiel, bashkë-themeluesi i PayPal. 500 mijë dollarët e tij kontribuuan për lindjen e fenomenit Facebook. 2. Në muajt e parë të hapjes Facebook u rrezikua të mbyllej për shkak të një padie sjellë nga krijuesit e një faqe tjetër konkurruese: ConnectU. Krijuesit e saj akuzonin Mark Zuckerberg për vjedhjen e idesë dhe teknologjisë së Social Network. Mosmarrëveshja u zgjidh në mënyrë ekstra-gjyqësore me një shumë monetare në favor të ConnectU. 3. 400 milionë njerëz në botë, futen të paktën një herë në muaj në Facebook. 50% e këtyre të hyjë në sit çdo ditë. 4. Pavarësisht se ka lindur në Amerikë, Facebook është një fenomen kryesisht ndërkombëtar. 70% e anëtarëve të tij banojnë jashtë Shteteve të Bashkuara. Faqet e tij janë në dispozicion në 70 gjuhë. 5. Në Danimarkë, rreth gjysma e popullsisë është regjistruar në Facebook, 2.500.000 profile për 5.484.723 banorë. 6. Ndër faqet më të vizituara në botë, Facebook zë vendin e dytë, pas Google dhe është përpara Youtube. Twitter është në pozitën e 11-të, ndërsa MySpace në vendin e 19-të. 7. 6 faqet me më shumë fansa në Facebook janë: 1. Texas Hold'em Poker 2.michael jackson 3. Mafia Wars 4. Facebook, 4. Barack Obama, 5. Vin Diesel (sigurisht renditja e këtyre numrave mund të ndryshojë çdo sekondë). 8. Në vitin 2006, Yahoo ofroi 1 miliard dollarë për të blerë Facebook, Mark refuzoi. Në vitin 2009 Facebook është vlerësuar 4 miliard dollarë, tani kap vlerën ndërmjet 7,9 dhe 11 miliardë dollarë. 9. Çdo muaj, përdoruesit e Facebook kalojnë 8.3 miliardë orë në të. Çdo person ka një mesatare prej 130 miq; ekzistojnë më shumë se 600 mijë aplikacione për Facebook dhe çdo ditë krijohen mijëra të reja. Është llogaritur se për të përballuar trafikun, faqja mbështetet në 10.000 server dhe në të ardhmen do të duhet të blejë të tjerë me një tarifë prej 100 milion dollarë. 10. Gratë mbi moshën 55vjec, përfaqësojnë brezin demografik që përhapet më shpejt në këtë moment në këtë rrjet.

Nget skatebordin në 110 km/h, mund të arrestohet (video)

E gjuan tiketen qe ka fituar bastore ja reagimi i te pranishmeve (Video)

Drogba pritet si mbret te Galatasaray (video)

Sulmuesi i famshëm afrikan, Didier Drogba, është pritur në Stamboll, si një mbret, nga tifozët e Galatasaray. Ish sulmuesi i Chelseas, është pritur nga mijëra fansa në qytetin e Stambollit, pasi javë më parë nënshkroi kontratë 18 mujore me gjigandin turk, duke lënë kampionatin kinez, më saktësisht klubin Shanghai Shenua.

Serialet turke thyejnë rekorde, ku qëndron sekreti?!

Në një reportazh të “France Press”, theksohet se serialet turke po thyejnë rekorde shikueshmërie në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe në Azinë Qendrore, ku transmetohen edhe telenovela latine. Interesant është edhe fakti se Turqia radhitet e dyta sa i përket prodhimit të serialeve televizive, pas SHBA-ve që mbajnë vendin e parë. Producenti Fatih Aksoi beson se sekreti i suksesit të serialeve turke qëndron në produksionin cilësor dhe dëshira e audiencës që i pëlqejnë dramat e ndryshme, seriale për heronj dhe ngjarjeve të ndryshme në Perandorinë Osmane. “Serialet tona prodhohen mirë dhe i përgjigjen sensibilitetit tonë”, deklaroi Askoi, i cili është kreu i kompanisë së produksionit “Medijapim”. Serialet amerikane siç thotë ai, tregojnë vetëm aksione, derisa tek serialet turke ka aksione por theksi është i vendosur tek jeta e heronjve. Skenaristët turk shkruajnë versione lokale të serialeve popullore amerikane, siç janë “Grey’s Anatomy” ose “Desperate Housewives”. Turqia në vitin 2011 ka shitur mbi 10.500 orë programe serialesh të cilën e kanë shikuar rreth 150 milion njerëz në 76 vende. Të ardhurat nga serialet ishin 68.000.000 dollarë. Produksionet, në përputhje me normat e Këshillit Audiovizuel, refuzojnë çdo gjë që mund të ndikojë keq në perceptimet morale tek të rinjtë. Për këtë qëllim në serialet turke, për shembull, nuk tregohen skena eksplicite dashurie.

Stadium që do të ndërtohet në mes të shkretëtirës

Stadiumi modern është menduar të jetë “ngulitur” në peisazhin e zonës përreth Al Aina, qyteti i katërt më i madh i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky stadium modern është zhvilluar nga një grup i arkitektëve të cilët punojnë nën emrin MZ Architects. Ideja e tyre ishte që të bashkohen natyra dhe arkitektura, duke krijuar kështu një përvojë unike, njofton “Strugasot”. Nga një distancë, Stadiumi shkëmbor duhet të përshtatet plotësisht në mjedis. Stadiumi është menduar të mbulojë një sipërfaqe prej 200.000 metra katrorëve me një ndriçim të menduar mirë. Ky stadium ka për qëllim që të bëhet një vend i fuqishëm dhe simbolik për ngjarje të mëdha, të tilla si të muzikës dhe sportit. Projekti është ende në nivelin e idesë dhe data për fillimin e ndërtimit ende nuk është e sigurt. Qyteti është i vendosur rreth 160 km në lindje të Abu Dabi, dhe 120 km në jug të Dubait, në afërsi të kufirit me Omanin. Qyteti ka 374,000 banorë./Indeksonline/

Ibra-Beckham, dikur "armiq" në fushë (Video)

Sot pritet debutimi i superyllit anglez David Beckham në fanelën e skuadrës së re, PSG. Beckham pritet të jetë në formacion sot me yllin tjetër të PSG-së, Zlatan Ibrahimovic. Në ditën kur ata do të jenë bashkëlojtarë, mediat kanë publikuar një video ku paraqet një konfrontim të dy lojtarëve vite më parë. Në miqësoren e vitit 2012 mes Manchester United dhe Ajax, Ibra dhe Beckham kishin një kacafytje në fushë. E tëra filloj mes Ibrës dhe Neville ndërsa Beckham kishte dal zot i yllit të United.

Qeni që vozit biçikletën (Video)

Ndërkohë që qenve të tjerë u pëlqen të shëtisin dhe të përkëdhelen, qeni me emrin Norman pëlqen që ta vozisë biçikletën. Pronarja e tij, Karen Cobb, nga Atalanta e SHBA-ve, thotë se qeni trevjeçar shumë shpejt ka mësuar ta vozisë biçikletën dhe se ka talent të lindur. Përveç biçikletës, Normani mund të vozisë edhe skuterin dhe e mban shumë mirë baraspeshën. /Telegrafi/

Facebook ridizajnon faqen, shiko se si do behet

Facebook edhe njëherë është duke i kryer disa modifikime, ndërsa momentalisht janë ende në fazën fillestare duke bërë ndryshime në “Timeline”. Facebook po shpreson se këto ndryshime do të ofrojnë një qasje më të lehtë për përdoruesit si dhe për të gjetur faqet e tyre të preferuara më lehtë, më shpejtë, por gjithashtu të promovojnë komunikimin në mes atyre personave me të cilët janë të lidhur. Facebook kohëve të fundit ka qenë duke analizuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me njëri-tjetrin, dhe tani kompania po synon që t’i shtyjë miqtë jo vetëm të flasin më shumë, por t’ju mundësojë atyre ngarkim më të lehtë dhe pamje më të mirë të fotografive.


Plaku i ben diss Hashim Thaçit dhe gjithe Qeveris, Shikojeni se cka ju thot (Video)

108 vjecari kosovar qe shkruan dhe lexon(video)

Xhemajl Jashari i lindur ne vitin 1904 ne fshatin Gërdovc komuna e Podujeves(Besianes)jeton ne Pishtinë dhe ende mundet te del ne tregë, por edhe ne Xhami shkon rregullisht.Eshte shumë interesante qe ai ende mundet te shkruen dhe lexon. Këtë dokumentar te shkurt e sjell Milot Hasimja ne Klan Kosova . Shiko videon per me shumë

Fshihen nga Youtube: Kenga e Dafines "Veç ti" dhe Kenga e Sinan Hoxhes me Seldin "Karajfili vogel"

Po te hysh ne dy hitet e fundit muzikore ne youtube ja se cka del, nuk ka ende asnje konfirmim nga kompanit qe mbajne te drejtat e ketyre muzikeve!




Kjo është tepër: Ronaldon në Portugali e presin me “Messi, Messi”! (video)

Cristiano Ronaldo tashmë është mësuar me brohoritjet e tifozëve të skuadrave kundërshtare duke e provokuar me emrin e rivalit të tij më të madh, Leo Messi, por kjo i ka ndodhur edhe në vendlindje, në Portugali, sigurisht diçka e papritur. Pikërisht kjo ka ndodhur në Guimaraes, ku reprezentacioni portugez të mërkurën do të zhvilloj ndeshje miqësore kundër Ekuadorit. Kapiteni portugez ka arritur i fundit në grumbullimin e përfaqësueses, kurse me të mbërritur, tifozët e mbledhur kanë brohoritur “Messi, Messi”. (ORAinfo)

Dasma Shqiptare, shndërrohet në diskotekë. shiheni cka bën dhëndrri (Video)

I dehuri futet me makinë në eskortën e Sali Berishës

Në orët e mbrëmjes, një makinë që lëvizte kundravajtje është përfshirë në një incident me eskortën e kryeministrit Berisha. Ngjarja ndodhi në rrugën pranë Kishës Ortodokse në Tiranë, pasi kryeministri Berisha kishte përfunduar mbledhjen me krerët e PD-së të rretheve në selinë blu, shkruan shekulli. Sipas policisë, drejtuesi i makinës i cili hyri në eskortën e kreut të qeverisë ishte shtetasi Ervis Hoxha. Policia e ka arrestuar shtetasin Hoxha, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur gjatë ndërhyrjes së gabuar./Indeksonline/

E-GJELI EPIZODI I SOTSHEM

Video streaming by Ustream

KAFENEJA JONE EPIZODI I SOTSHËM

Afërdita Dreshaj ndihet si bushtër

Afërdita Dreshaj ndihet si bushtër Dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes po shtyn fytyrat publike të bëjnë gjithçka. Madje edhe ta quajnë vetën bushtër. Ky ka qenë rasti i fundit i asaj që mbanë tutillin e Miss Kosovës për vitin 2011, Afërdita Dreshaj. Përmes një fotografie të publikuar nga modelja tjetër shqiptare, Angela Martini, shihet Afërdita e veshur me një bluzë në të cilën shkruhet: “Bushtër, është emri im i mesit”. Dy vajzat janë duke jetuar një miqësi të ngushtë mes njëra tjetrës, bëhet e ditur në profilet e rrjeteve sociale, ku ato vazhdimisht shprehin dashuri për njëra tjetrin. Për momentin, ato janë duke qëndruar në Majami. “Të gjithë po shtyjnë fluturimet pasi që bukuroshet shqiptare pushtuan Majamin”, ka shkruar Angela në Twitter./Indeksonline/

Ja qeni më i frikëshëm në botë! (Foto)

Kjo racë qeni është e paktën në botë, por për ne shqiptarët nuk gjendet larg. Ndohet në Rumani, por edhe vende të tjera sllave si ato fqinje me ne, kanë qen të tillë. Atje ku rron, e quajnë Demon. Ka pamje të frikshme por ca më tepër është tejet agresiv dhe nuk bën paqe me askënd. Përqendrimin më të madh të jetesës e kanë në Satu Mare, Rumani. Vendasit pranojnë s kjo racë është e frikshme si nga pamja dhe nga përballja.


Rusi, “Kallashi” zgjidh problemet në komunikacion (Video)

Një video e publikuar në internet tregon se si rusët i qërojnë hesapet gjatë vozitjes – respektivisht se si sillen në komunikacion. Kjo video është bërë hit nëpër internet, ndërsa kjo video tregon se shpesh në Rusi ligjin e bën “kallashnikovi”.

Qeveria e Kosovës i dërgon Telegram ngushëllimi Mourinhos

Pas humbjes së ndeshjes ndaj Granadës Qeveri e Kosovës i ka dërguar një Telegram ngushëllimi Menaxherit të Real Madridit, portugezit Jose Mourinhos. Në një komunikatë për shtyp zëdhënsi i qeverisë për qështje futbollistike dhe semaforistike Hajdar Dushi në telegram shkroi kështu: “Qevria e Republikës së Kosovës me anë të këtij telegrafmi dëshiron që të ndajë dhimbjen dhe të shpreh indinjatën e thellë me rastin e humbjes së ekipit tuaj ndaj Granadës, dhe gjithashtu shpreson në thellimin e bashkpunimit Mourinho-Kosovë.Me këtë rast gjithashtu jemi të gëzuar që Cristiano Ronaldo i shënoi të gjitha ekipeve të La Ligas(Duke përfshirë edhe ekipit të vet) , dhe ne me këtë rast i ofrojmë Real Madridit mbrojtësin më të mirë të Raifaisen Superligës 38 vjeqarin Hamdi Qeriqi për ta mbajtur Ronaldon që të mos shënoj Auto-Gola.

Burimi:  Llafet.COM

Montazha më e mirë në histori të Photoshopit

Krijuesit e programit të photoshopit, e kanë shpallur këtë foto si montazhën më të mirë që është bërë ndonjëherë në histori të photoshopit. Autori i montazhës gjendet vet në këtë foto, kurse një nga udhëheqësit e photoshopit deklaroi: “Kjo është thjesht mjeshtri. Të bësh një montazhë të tillë është pothuajse e pamundur. Jam i sigurt se krijuesi i montazhës ka lindur si gjeni, dhe e ka trurin e komplikuar me shumë rrudha si Ajnshtajni”. Nuk dihen shifra të sakta por thuhet se ky dizajner nga Banglladeshi ka fituar 10 qebapa çdo ditë për një vit rresht. /llafet/

Mascherano reagon: Ronaldo po më kopjon

Menjëherë pas shënimit të auto golit nga Cristiano Ronaldo (që ndodhi vetëm para pak minutash), futbollisti i Barcelonës, Mascherano ftoi një konferencë për shtyp. I njohur për autogolat e tij me Barcelonën, gjë që e bëri dhe më të famshëm, Mascherano, menjëherë pas shënimit të autogolit nga Cristiano Ronaldo, deklaroi për mediat: “Ashiqare Cristiano po tenton të më kopjoj. Auto golat janë specialitete të mia. Nuk ka pse mundohet të më kopjoj mua, le të mirret me Messin. Unë i premtoj fansave se do të vazhdoj me autogolat e mia më të bukura, dhe premtoj se nuk do të i zhgënjej fansat në këtë aspekt. Shpresoj që “do-do” të mos vazhdojnë të më kopjojnë.” – përfundoi Mascherano. /llafet/

Eminem: Admiroj repin e Gold AG

Eminem në një intervistë të fundit për TV Liria të Prizrenit, ndër të tjerat ka folur edhe për admirimin që ka për reperin nga Presheva – Gold AG. Eminem ka folur për jetën e tij private, për muzikën albumet etj, po smmundi ta anashkalojë as Reperin e madh Shqiptar, që ka shumë fansa, GoldAG. “Ai njeri nuk është normal. Të bësh diss për çdogjë që ndodh, edhe nëse nuk është aq për diss, po të nxjerrësh tekst për diss aq mirë, vetëm një reper si ai di ta bëj” – deklaroi Eminem. “Më pëlqejnë edhe bitat. Janë disi orientale apo tallava, po kjo e bën muzikën e tij edhe më të bukur. Shpresoj që një ditë ta takoj, dhe poashtu shpresoj të mos marri diss për këtë deklaratë heheeeheh” – përfundoi Eminem