Kjo është tepër: Ronaldon në Portugali e presin me “Messi, Messi”! (video)

Cristiano Ronaldo tashmë është mësuar me brohoritjet e tifozëve të skuadrave kundërshtare duke e provokuar me emrin e rivalit të tij më të madh, Leo Messi, por kjo i ka ndodhur edhe në vendlindje, në Portugali, sigurisht diçka e papritur. Pikërisht kjo ka ndodhur në Guimaraes, ku reprezentacioni portugez të mërkurën do të zhvilloj ndeshje miqësore kundër Ekuadorit. Kapiteni portugez ka arritur i fundit në grumbullimin e përfaqësueses, kurse me të mbërritur, tifozët e mbledhur kanë brohoritur “Messi, Messi”. (ORAinfo)