Kompjuteri parashikon kualifikimin e Realit

Një program kompjuterik me emrin “AccuScore” parashikon se Real Madrid do të jetë skuadra që do të kualifikohet në turin tjetër të Ligës së Kampioneve, ndonëse përballë ka skuadrën që kryeson kampionatin anglez, Manchester United. Ky program ka bërë përllogaritjet e tij për katër ndeshjet e kësaj jave, duke llogaritur statistikat e 10 mijë ndeshjeve vajtje-ardhje, ndërsa parashikon se kualifikimi më i sigurt është ai i Juventusit me 72.44% mundësi. Pas Juventusit, PSG mendohet se është skuadra e dytë me një strukturë superiore ndaj Valencias. Forca e francezëve vjen nga fakti se Zlatan Ibrahimoviç ka shënuar 21 gola në 21 ndeshjet e fundit dhe kjo i bën ato favoritë të padiskutueshëm. Më pas, në vendin e tretë nga përqindja e mundësive për kualifikim renditet Real Madrid. Sipas kompjuterit, forma e Cristiano Ronaldo do të jetë vendimtare për të vendosur përballjen kundër ish-skuadrës së tij, Manchester United. Ndonëse edhe në radhët e skuadrës angleze, Robin Van Persi po shkëlqen, programi kompjuterik parashikon se dyshja Cristiano Ronaldo-Benzema do të tregohet më vendimtare me lojën e saj dhe do të sigurojë një avantazh që mjafton për të kaluar në turin tjetër. Ndeshja më e ekuilibruar është ajo mes Borusia Dortmund dhe Shakhtar Donetsk, pasi ekipi ukrainas, me një bazë lojtarësh brazilianë, po mendon vetëm për Ligën e Kampioneve pasi ka krijuar një diferencë të thellë prej 13 pikësh në kreun e renditjes së kampionatit dhe ka përqendruar të gjitha forcat në Kupat e Evropës. Përqindjet e çdo skuadre për të kaluar turin: Real Madrid 64.01% Mançester Junajtid 35.99% Sëlltik Glasgou 27.56% Juventus 72.44% Shakhtar Donetsk 37.95% Borusia Dortmund 62.05% Valencia 30.80% Paris Sent Zhërmen 69.10%