Mascherano reagon: Ronaldo po më kopjon

Menjëherë pas shënimit të auto golit nga Cristiano Ronaldo (që ndodhi vetëm para pak minutash), futbollisti i Barcelonës, Mascherano ftoi një konferencë për shtyp. I njohur për autogolat e tij me Barcelonën, gjë që e bëri dhe më të famshëm, Mascherano, menjëherë pas shënimit të autogolit nga Cristiano Ronaldo, deklaroi për mediat: “Ashiqare Cristiano po tenton të më kopjoj. Auto golat janë specialitete të mia. Nuk ka pse mundohet të më kopjoj mua, le të mirret me Messin. Unë i premtoj fansave se do të vazhdoj me autogolat e mia më të bukura, dhe premtoj se nuk do të i zhgënjej fansat në këtë aspekt. Shpresoj që “do-do” të mos vazhdojnë të më kopjojnë.” – përfundoi Mascherano. /llafet/