Qeni që vozit biçikletën (Video)

Ndërkohë që qenve të tjerë u pëlqen të shëtisin dhe të përkëdhelen, qeni me emrin Norman pëlqen që ta vozisë biçikletën. Pronarja e tij, Karen Cobb, nga Atalanta e SHBA-ve, thotë se qeni trevjeçar shumë shpejt ka mësuar ta vozisë biçikletën dhe se ka talent të lindur. Përveç biçikletës, Normani mund të vozisë edhe skuterin dhe e mban shumë mirë baraspeshën. /Telegrafi/