Qeveria e Kosovës i dërgon Telegram ngushëllimi Mourinhos

Pas humbjes së ndeshjes ndaj Granadës Qeveri e Kosovës i ka dërguar një Telegram ngushëllimi Menaxherit të Real Madridit, portugezit Jose Mourinhos. Në një komunikatë për shtyp zëdhënsi i qeverisë për qështje futbollistike dhe semaforistike Hajdar Dushi në telegram shkroi kështu: “Qevria e Republikës së Kosovës me anë të këtij telegrafmi dëshiron që të ndajë dhimbjen dhe të shpreh indinjatën e thellë me rastin e humbjes së ekipit tuaj ndaj Granadës, dhe gjithashtu shpreson në thellimin e bashkpunimit Mourinho-Kosovë.Me këtë rast gjithashtu jemi të gëzuar që Cristiano Ronaldo i shënoi të gjitha ekipeve të La Ligas(Duke përfshirë edhe ekipit të vet) , dhe ne me këtë rast i ofrojmë Real Madridit mbrojtësin më të mirë të Raifaisen Superligës 38 vjeqarin Hamdi Qeriqi për ta mbajtur Ronaldon që të mos shënoj Auto-Gola.

Burimi:  Llafet.COM