Stadium që do të ndërtohet në mes të shkretëtirës

Stadiumi modern është menduar të jetë “ngulitur” në peisazhin e zonës përreth Al Aina, qyteti i katërt më i madh i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky stadium modern është zhvilluar nga një grup i arkitektëve të cilët punojnë nën emrin MZ Architects. Ideja e tyre ishte që të bashkohen natyra dhe arkitektura, duke krijuar kështu një përvojë unike, njofton “Strugasot”. Nga një distancë, Stadiumi shkëmbor duhet të përshtatet plotësisht në mjedis. Stadiumi është menduar të mbulojë një sipërfaqe prej 200.000 metra katrorëve me një ndriçim të menduar mirë. Ky stadium ka për qëllim që të bëhet një vend i fuqishëm dhe simbolik për ngjarje të mëdha, të tilla si të muzikës dhe sportit. Projekti është ende në nivelin e idesë dhe data për fillimin e ndërtimit ende nuk është e sigurt. Qyteti është i vendosur rreth 160 km në lindje të Abu Dabi, dhe 120 km në jug të Dubait, në afërsi të kufirit me Omanin. Qyteti ka 374,000 banorë./Indeksonline/