Drogba pritet si mbret te Galatasaray (video)

Sulmuesi i famshëm afrikan, Didier Drogba, është pritur në Stamboll, si një mbret, nga tifozët e Galatasaray. Ish sulmuesi i Chelseas, është pritur nga mijëra fansa në qytetin e Stambollit, pasi javë më parë nënshkroi kontratë 18 mujore me gjigandin turk, duke lënë kampionatin kinez, më saktësisht klubin Shanghai Shenua.