I dehuri futet me makinë në eskortën e Sali Berishës

Në orët e mbrëmjes, një makinë që lëvizte kundravajtje është përfshirë në një incident me eskortën e kryeministrit Berisha. Ngjarja ndodhi në rrugën pranë Kishës Ortodokse në Tiranë, pasi kryeministri Berisha kishte përfunduar mbledhjen me krerët e PD-së të rretheve në selinë blu, shkruan shekulli. Sipas policisë, drejtuesi i makinës i cili hyri në eskortën e kreut të qeverisë ishte shtetasi Ervis Hoxha. Policia e ka arrestuar shtetasin Hoxha, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur gjatë ndërhyrjes së gabuar./Indeksonline/